Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për strategjinë e klubit në merkaton e janarit, duke konfirmuar se kuqezinjtë janë të gatshëm të lëvizin në treg vetëm nëse shfaqen mundësi që përputhen me projektin e tyre.

Cardinale nënvizoi se Milani nuk do të shpenzojë pa kriter dhe se çdo afrim duhet të jetë i studiuar me kujdes e të ketë bindjen e plotë të drejtuesve të klubit.

Të lidhura

None found

“Jemi gati për afatin kalimtar të janarit, kemi punuar shumë. Do të jetë i komplikuar, si gjithmonë, dhe duhet të dimë t’i shfrytëzojmë mundësitë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se paratë do të investohen, por në mënyrë të mençur, dhe se klubi nuk dëshiron asnjë lëvizje për të cilën nuk është 100 për qind i sigurt.

Pronari i Milanit foli gjithashtu për sulmuesin e Real Madridit, Endrick, duke e vlerësuar lart talentin brazilian, por theksoi se projekti i klubit nuk varet nga një lojtar i vetëm.

“Endrick është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij, nëse jo më i miri! Por projekti ynë shkon përtej një lojtari të vetëm. Gjithsesi, do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”, citohet të ketë thënë Cardinale.

Me këto deklarata, Cardinale la të hapur mundësinë që Milani të jetë aktiv gjatë janarit, pa dhënë garanci për ndonjë transferim konkret.


Shtuar më 21.11.2026 23:56

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet