Vllaznia barazon 1-1 me Deciqin në “Loro Boriçi”, shkodranët marrin sinjale inkurajuese para sezonit të ri

Vllaznia zbriti sot në fushë për një ndeshje miqësore ndaj Deciqit, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri, me sfidën e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” që u mbyll në barazim 1-1.

Për ekipin e drejtuar nga Edi Martini realizoi Geralb Kumazi. Ky rezultat shihet si një tregues pozitiv për shkodranët, të cilët do të vazhdojnë punën edhe në ditët në vijim, me synimin për të qenë në nivelin maksimal për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Conference League.

Të lidhura

None found

Në atë përballje, kuqeblutë do të vihen përballë një tjetër klubi shqiptar, Malishevës, skuadër që bën pjesë në Superligën e Kosovës.

Ndërkohë, edhe në merkato Vllaznia mbetet në lëvizje. Aktualisht, pesha më e madhe e operacioneve është te largimet, ndërsa afrimet e vetme që bien në sy janë Herald Marku, Patrik Bardhi dhe, së fundmi, kroati Bruno Brajkovic.


Shtuar 17.06.2026 23:57

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş