“Vllau jem”, Lacazette feston në shqip golin e Xhakës përballë Tottenham (FOTO LAJM)

Ish-sulmuesi i Arsenalit, tanimë në radhët e Lyon, mbetet një tifoz i flaktë i “topçinjëve”.

Gjatë derbit të sotëm ku Arsenali fitoi me rezultatin 3-1, Lacezzete ka festuar golin e Granit Xhakës në gjuhën shqipe.

Nëpërmjet një “Insta Story”, francezi ka shpërndarë golin e bukur të shqiptarit me mbishkrimin “Vllau jem”.

Xhaka është duke bërë një super sezon me Arsenalin duke qenë një titullar i padiskutueshëm dhe ndër liderët e skuadrës./albeu.com


Shtuar 1.10.2022 19:13