VIDEO / Miliona investime, por mbesin amator: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

Bota e futbollit u befasua nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në ndeshjen e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, mes Al Hazem dhe Al Fateh, kur u akordua një penallti që nuk është parë kurrë më parë.

Pavarësisht milionave të investuara në zhvillimin e futbollit, sonte elita e futbollit saudit u duk si një nivel i vërtetë amator për shkak të penalltisë së shkaktuar për skuadrën vendase Al Hazem.

Të lidhura

None found

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 14-të me golin e Bruno Viana dhe më pas dyfishuan avantazhin vetëm nëntë minuta më vonë pas një lëvizjeje të vështirë për t’u shpjeguar nga mbrojtësi mysafir. Goli u shënua pas një penalltie.

Portieri i mysafirëve e kapi topin në zonën e tij të rreptësisë dhe më pas bashkëlojtari i tij Fahad Al Harbi vendosi ta “përshëndet” topin me dorë dhe ta përgëzojë portierin për mbrojtjen. Mirëpo, teksa uroi, ai e preku topin që ishte në duart e portierit me dorën e tij. Gjyqtari menjëherë tregoi në pikën e bardhë dhe lojtarët e Al Fateh nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe për këtë protestuan.

Megjithatë, gjyqtari u justifikua që tregoi pikën e bardhë, pasi në videot me lëvizje të ngadalta shihej se topin e goditi vërtet me dorë mbrojtësi.

Video me shpejtësi bëri xhiron e botës dhe gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin pavarësisht ndërhyrjes së VAR-it. Toze mori topin dhe shënoi nga pika e bardhë për 2-0. /Telegrafi/


Shtuar më 8.12.2023 08:20

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber