Kristian Prenga do të ngjitet në ring më 25 korrik për duelin e madh kundër Anthony Joshuas, i cili do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.
Të lidhura
None found
Boksieri shqiptar me origjinë nga Mirdita ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video nga prezantimi i tij në ring.
Pritshmëritë për këtë përballje janë të mëdha dhe tribunat pritet të mbushen plot me spektatorë, të cilët do ta ndjekin rivalitetin deri në çastin vendimtar të shpalljes së fituesit.
POSTIMI:
“Rrugëtimi im nis nga Mirdita dhe më çon në ringun e Jeddah.
Përpara kam Zotin, ndërsa në zemër mbaj të gjithë Shqipërinë.
Më 25 korrik do të hyj në ring për ta përfaqësuar me krenari vendin tim.”
