VIDEO / “Fire”, publikohet kënga që do të shoqërojë Shqipërinë në EURO 2024

UEFA publikon këngën zyrtarë të EURO 2024. “Fire” titullohet himni zyrtar i Kampionatit Europian të Gjermanisë, një bashkëpunim mes Meduza, OneRepublic dhe Leony.

‘Fire’ ose ‘Zjarr’ do të jetë himni i cili do na shoqërojë për të paktën 30 ditë gjatë EURO 2024 i cili luhet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik ku merr pjesë edhe Shqipëria, por edhe gjatë gjithë verës.

Kënga vjen si një bashkëpunim I produksionit italian Meduza, grupit të Popit One Republic dhe kantautores gjermane Leony.

Krijuesit e këngës janë shprehur se “Fire”, mishëron entuaziazmin dhe shpirtin e tifozëve të futbollit me muzikën.

“Tani më shumë se kurrë, fuqia e muzikës për të na bashkuar të gjithëve është e pamohueshme. Kemi kënaqësinë të publikojmë ‘FIRE’, himnin zyrtar për UEFA EURO 2024, dhe shpresojmë që kënga të ndezë pasionin e tifozëve të futbollit dhe muzikës në mbarë botën dhe t’i bashkojë ata në festë. Ne jemi të ngazëllyer për të filluar turneun dhe për të ndriçuar skenën!”

Kënga do performohet live në finalen e Kampionatit Europian të Gjermanisë, më 14 korrik në Berlin.


Shtuar 10.05.2024 18:59

Tags: