VIDEO / Brajan Gruda i pandalshëm, i dhuron golin e dytë Gjermanisë

Brajan Gruda është protagonisti absolut i Gjermanisë U-21 në fitoren 2 me 0 që po korr ndaj Izraelit. Goli i parë u shënua nga Gruda, ndërsa të dytin e dhuroi ai me asistim. Aktualisht luhet minuta e 75’ e takimit.

Në minutën e 14’ erdhi zhbllokimi i ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Europianit U-21. Pjesa e dytë kishte llogaritur dhe një gol tjetër, që u “gatua” nga Gruda.

Kjo pasi goditja e sulmuesit shqiptar u kthye nga shtylla te Rohl që nuk mund të gabonte me portën bosh. Gruda la fushën e lojës më pas në minutën 73’.

Tashmë Gjermania U-21 mban e vetme vendin e parë në grupin D. Panzerat po shkojnë të sigurt drejt Europianit që mbahet vitin e ardhshëm.


Shtuar 26.03.2024 20:04