Në javën e 9-të të kampionatit ukrainas të futbollit, FC Kharkiv arriti të fitojë 2-1 përballë FC Livyi Bereh.
Sfida u zhbllokua nga Baton Zabërgja. Futbollisti, që dikur ka veshur fanellën e Dinamos, shfrytëzoi një situatë konfuze brenda zonës së rreptësisë pas një veprimi të gjatë sulmues të skuadrës vendase dhe në minutën e 36-të e dërgoi topin me saktësi në këndin e djathtë të portës, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Të lidhura
None found
Rezultatin përfundimtar e vulosi Gadzhyev në minutën e 63-të, i cili shënoi golin e dytë për Kharkiv. Me këtë fitore, skuadra ngjitet në 18 pikë në renditje, duke u afruar me Polissya që kryeson me 22 pikë.






