Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, mund të hy në histori të Kampionatit Evropian, në rast së shënon vetëm një gol, në “EURO 2020”, që fillon të premten.
Sulmuesi 36 vjeçar, aktualisht numëron nëntë gola të shënuar në katër kampionate të tilla të zhvilluar që nga viti 2004.
Ai ndan pozitën e parë me legjendën franceze Michel Platini, që ka po ashtu numër të njëjtë të golave.
Ronaldo gjithashtu është lojtari me më së shumti ndeshje të zhvilluara në histori të këtij kompeticioni, me gjithsej 21 të tilla.