Parashikimi i motit për ditën e premte

Përshëndetje nga SH.M.U!

Këto ditë Qershori sikur po i ngjasojnë njëra tjetrës. Për ditën e premte moti do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.

Reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit në mesditë e deri pasdite. Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 11°C deri në 26°C

zonat e ulëta 15°C deri në 30°C

zonat bregdetare 17°C deri në 30°C

Ju urojmë ditë të bukur të kësaj fillim vere!

Shtuar 10.06.2021 11:06

Tags: