Për shkak të rrezikut nga situata e koronavirusit, maksimumi i tifozëve të pranishëm në ndeshjet e futbollit në Gjermani do të jetë 15 mijë.
Qeveria gjermane ka thënë se vetëm 50% e kapacitetit të stadiumit mund të përdoret në stadiume.
Në ambiente të mbyllura do të jenë të pranishëm vetëm 5 mijë shikues.
Do të kërkohet maska në hyrje të stadiumit, bashkë me dokumentin e vaksinimit, por edhe testi negativ është i pranueshëm.