Makina përplas për vdekje këmbësorin në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 2.12.2021 20:08