Ndeshja e ligës së dytë turke mes Bursasporit dhe Istanbulsporit u shënua nga një episod tejet i pazakontë, që vështirë se haset edhe në fushat e zonave më të thella rurale.
Pas një rivënieje anësore, arbitri Ayberk Demirbas pranoi sinjalizimin e asistentit dhe ndëshkoi Istanbulsporin për pozicion jashtë loje.
Të lidhura
None found
Ky vendim tregoi mosnjohje të rëndë të rregullave bazë, pasi ligjet e futbollit përcaktojnë se një lojtar nuk mund të konsiderohet në pozicion jashtë loje kur e merr topin drejtpërdrejt nga një rivënie me dorë prej vijës anësore.
Futbollistët e Istanbulsporit reaguan menjëherë, duke kundërshtuar me forcë dhe duke shprehur indinjatën e tyre ndaj këtij vendimi.
Në tentativë për të korrigjuar gabimin e pabesueshëm, Demirbas mori një tjetër vendim katastrofik, duke akorduar si kompensim një goditje indirekte.
Në përfundim, Bursaspori triumfoi bindshëm 4-0 dhe siguroi vendin e dytë në renditje me 12 pikë pas pesë xhirove.
Istanbulspori, ndërkohë, po përjeton një periudhë të vështirë. Me vetëm dy pikë të grumbulluara, skuadra ndodhet në pozitën e parafundit, vendin e 19-të.
