Van Bastenit nuk i del e keqja pas 3 dekadash: Napoli e mori kampionatin në zyra

Edhe pse kanë kaluar 31 vjet, Scudetto i vitit 1990 duhet të jetë ende një plagë e hapur për Marco Van Basten i  cili, në atë kohë, ishte qendërsulmuesi i Milanit të Sacchi.

Në një intervistë për gazetën spanjolle As, ish sulmuesi holandez tha: “Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t’i dhënë Napolit Scudetto 1990. Rregullat e reja lejuan që të dy fituesit e vitit të kaluar të merrnin pjesë në Kupën e Kampionëve. Të dy fituesit,  ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka që nuk mundën për të fituar kampionatin dhe për të dërguar dy skuadra italiane në garën më të lartë evropiane.

Ishte viti i famshëm i arbitrazhit të diskutueshëm.

“Skandalet e arbitrimit ishin të pabesueshme, kishte favore të vazhdueshme për Napolin. Ndeshja që iu dha kundër Atalanta për episodin e Alemao ishte diçka e tmerrshme. Napoli fitoi atë Scudetto në zyra. ”

Van Basten, megjithatë, ka disa fjalë të mëdha për Maradonan: “Ai ishte i mrekullueshëm si lojtar. Si person e njoha më mirë kur ishim tashmë në pension dhe punonim për FIFA. Ai dukej një person i shkëlqyeshëm, shumë i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve. Messi është më i qëndrueshëm, por ai ishte më shumë udhëheqës. Një luftëtar “. /albeu.com/

Shtuar 18.03.2021 03:03