Këtu akoma dimër, Lorik Cana nga Dubai me të bijën

Në janar të vitit 2020, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Familja e tyre është ndër familjet më të këndshme dhe hera-herës kapiteni legjendar i Kombëtares ndan momente të bukura, shpesh edhe funny.

Mirëpo, sot vëmendjen e ka marrë një foto shumë e ëmbël e Lorikut me të bijën, me të cilën duket tepër i lidhur. Enkeleida, tashmë 1 vjeç, është rritur goxha shumë nga hera e fundit që e kemi parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Këto ditë, Loriku ka udhëtuar drejt Dubait për disa pushime me familjen dhe poza me të bijën na i shkriu zemrat.

Loriku, një baba seksi dhe Enkeleida, një zonjushë e vogël që ka pozuar në det krah të atit, fotoja që s’duhet humbur sot për asnjë arsye!

Gjatë këtij 1 viti, si Loriku po ashtu dhe Monika kanë qenë shumë rezervuar, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushes së tyre.

Në çdo imazh Enkeleida është shfaqur me kurriz. Loriku është shprehur më herët se ai nuk dëshiron të publikojë fotot e tyre, sepse është pak me traditat e vjetra dhe beson se mund t’ja marrin fëmijët mësysh.

Shtuar 18.03.2021 03:03