Ultrasit e Interit tregohen të qartë: Skriniar nuk preket!

“Marrëveshje të qarta, miqësi e gjatë… Skriniar nuk preket!”

Kështu shkruhet në banderolën që shfaqej poshtë selisë së Interit me firmën e CN69 (Curva Nord). Pasi panë blerjen e Bremerit të zbehet, tifozët zikaltër duan që mbrojtësi sllovak të mos largohet, për të mos lënë një boshllëk të madh në repartin mbrojtës të Simone Inzaghit.

Skriniar ka kohë që ndiqet nga PSG, madje duke lëshuar disa oferta drejt Interit por asnjëherë të duhurën. Tashmë Inter po mendon me vërte të rinovojë kontratën e Skriniar për të mos e humbur mbrojtësin e tyre më të mirë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.07.2022 12:59