UEFA ndëshkon Crvena Zvezdën për nderimin e kriminelit të luftës Ratko Mladić

Crvena Zvezda nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në transfertën e saj të ardhshme evropiane, pasi UEFA e ka ndëshkuar për sjelljen e grupit “Delije” gjatë ndeshjes së zhvilluar në Pilsen.

Të lidhura

None found

Vendimi u mor nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s pas procedurës së hapur për mesazhet dhe veprimet e tifozëve serbë gjatë takimit.

Masa kryesore konsiston në ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Crvena Zvezdës për ndeshjen e ardhshme jashtë fushe në kompeticionet evropiane.

Klubi serb i shpëtoi një sanksioni më të ashpër, pasi UEFA nuk vendosi mbylljen e tribunave të stadiumit “Rajko Mitić” për sfidat e fazës së parë të Ligës së Konferencës.

Përveç kësaj, UEFA aktivizoi edhe një dënim me kusht të vendosur ndaj Crvena Zvezdës në prill të vitit 2025, pas sjelljes raciste të tifozëve.

Në total, klubi është gjobitur me 98,250 euro. Nga kjo shumë, 40,000 euro lidhen me sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve, 50,000 euro me shfaqjen e një mesazhi të papërshtatshëm, ndërsa 8,250 euro me sjelljen e papërshtatshme të ekipit.

Institucioni evropian ka vendosur gjithashtu një ndalim të dytë të shitjes së biletave për një tjetër ndeshje si mysafir, por kjo masë mbetet me kusht. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm në rast se Crvena Zvezda kryen një shkelje të ngjashme brenda dy viteve të ardhshme.

Ngjarja për të cilën u mor vendimi ndodhi në Pilsen, ku tifozët e “Delije” thirrën emrin e Ratko Mladićit dhe shfaqën një banderolë ku shkruhej: “Gjeneral, lavdi dhe falënderime të përjetshme”.

Ratko Mladić u shpall fajtor nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Si pasojë e kësaj sjelljeje, UEFA ka vendosur që Crvena Zvezda të luajë ndeshjen e ardhshme evropiane në transfertë pa praninë e tifozëve të saj.


Shtuar 4.09.2026 22:31

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegel