Zjarri në Himarë del jashtë kontrollit, shkrumbohen dy banesa dhe rrezikohen rreth 40 të tjera

Flakët në zonën e Himarës vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke e rënduar ndjeshëm situatën. Deri tani, zjarri ka përfshirë dhe djegur dy banesa, ndërsa rreziku u kanoset edhe rreth 40 banesave të tjera.

Ekipet zjarrfikëse po përpiqen të neutralizojnë vatrat në terren, por përhapja e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen.

Të lidhura

None found

Banorët kanë kërkuar ndihmë urgjente nga ajri, pasi zjarri po avancon në drejtim të banesave të tjera.