“U bë psikopat”, Jori rrëfen ndarjen e vështirë nga djali i trajnerit të njohur

Jori Delli ka rrëmbyer zemrat e shikuesve të “Big Brother VIP” me sportivitetin e sinqeritetin e saj. Ajo ka qenë e hapur gjithnjë për të folur mbi jetën personale dhe ka treguar shpesh histori e përvoja të jetuara në karrierë, dashuri e jo vetëm.

Po ashtu ajo ka folur pa doreza edhe për lidhjen mediatike që ka pasur me Simone Camolese, djalin e trajnerit të Torinos, Giancarlo Camolese.

Së fundmi, modelja ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga i dashuri i saj. Ajo tha se gjatë kohës së pandemisë, ai i kërkonte që të rrinin gjithë kohës bashkë, gjë që ajo e kishte refuzuar.

“E shikoja pothuajse çdo ditë, e merrja dhe në telefon. Donte gjithë kohës, se ishte vetëm, të bashkëjetonte por i thashë jo. Gjatë COVID më stresonte, ‘T’i sma var’. Isha normale, sepse po studioja. Ka njerëz në COVID që bëjnë atë gjë, unë kisha për të studiuar. Ishte bërë psikopat mi, më thoshte ti “S’më do më”. Unë i thosha “Më fal, kur nuk ishte Covid, ne takoheshim në të njëjtat orare, këto gjëra bënim”. Donte që të rrija gjithë ditën me atë. Se ai nuk punonte. Jam e çuditshme, një ditë dua të rri 24 orë me atë, një ditë dua të rri vetëm”, tha ajo.