U bë e ditur pse Borussia Dortmund e refuzoi Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të donte të provonte fanellën e Borussia-s dhe të shtonte Bundesligën në listën e ligave ku luajti. Megjithatë, klubi gjerman refuzoi të nënshkruajnë me yllin portugez.

Gazeta gjermane Bild në faqet e saj zbulon arsyet kryesore të refuzimit të Borussias nga shërbimet e Ronaldos.

Së pari, nënshkrimi i Ronaldos do të hidhte në erë listën e pagave të klubit të Dortmundit. Së dyti, nuk duan të ndërhyjnë në ecurinë e 17-vjeçarit Yussouf Mukoko duke blerë një tjetër qendërsulmues.

Së treti, Borussia beson se Ronaldo është shumë i vjetër për të investuar në transferimin e tij.

Më herët u raportua se Cristiano Ronaldo po kërkon të largohet nga Manchester United për mundësinë për të luajtur në Champions League. /albeu.com/

Shtuar 18.08.2022 19:08