Biletat, konferenca dhe peshimi i shumëpritur: Ç’duhet të dini para duelit të Florian Markut

Hera e parë që “Air Albania” hap dyert për një duel boksi. 25 gushti do të jetë i dedikuar për sfidën e Florian Markut kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.

Shqiptari kërkon rripin e dytë përpara shqiptarëve këtë herë dhe në boks, pasi më parë ka organizuar duele në MMA. I pamposhtur deri më tani, Florian Marku u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të jenë në stadium dhe të mos harrojnë as flamujt shqiptarë.

Biletat kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK.

Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar, që ka bërë me dije edhe axhendën, që është si më poshtë:

21.08.2022, ora 18:00 – Konferenca e UBSH në “TEG”

23.08.2022, ora 12:00, Konferenca e UBSH në “Air Albania”

24.08.2022, ora 17:00, Peshimi i Boksierëve

25.08.2022, ora 17:00, Ndeshja në Stadiumin “Air Albania”.

Shtuar 18.08.2022 18:53