Triumfi në derbi, Mourinho uron Romën dhe Fonsecan (FOTO LAJM)

Trajneri i ardhshëm i Romës, Jose Mourinho ka përgëzuar Romën pas triumfit ndaj Lazios.

Roma mposhti Lazion në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A në “Derby della Capitale”.

“Giallorossët” triumfuan me rezultatin 2-0 me golat nga Mkhitaryan dhe Pedro Rodriguez.

Në fakt, Roma ishte nën kontroll gati tërë takimin dhe kjo si duket i ka pëlqyer Mourinhos.

Ai shkroi një koment në faqen zyrtare të Romës në Instagram duke përgëzuar lojtarët klubin dhe veçanërisht, trajnerin Paulo Fonseca.

“Komplimente skuadrës dhe Zotit Fonseca, fitore e madhe”, shkroi Jose Mourinho.

Mou do të marrë nën drejtim skuadrën që nga muaji i ardhshëm.


Shtuar 16.05.2021 12:34

Tags: ,