Tre debutues për Francën kundër Belgjikës, përsëritet pas katër vjetësh një rast i ngjashëm

Përballja me Belgjikën, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s, solli edhe tri paraqitje të para në radhët e përfaqësueses së Francës.

Të lidhura

None found

Jeremy Jacquet, Andy Diouf dhe Lucas Da Cunha veshën për herë të parë fanellën e “Gjelave” në këtë takim, duke e nisur rrugëtimin e tyre me Kombëtaren franceze në të njëjtën ndeshje.

Të dhënat e “Stats du Foot” tregojnë se Franca nuk kishte pasur tre debutues në një përballje të vetme që prej 22 shtatorit të vitit 2022.

Në takimin e asaj date kundër Austrisë, paraqitjet e para me përfaqësuesen franceze i kishin bërë Benoit Badiashile, Youssouf Fofana dhe Randal Kolo Muani.

Kështu, pas katër vjetësh, Franca ka përjetuar sërish të njëjtën situatë, duke mirëpritur në skuadër tre emra të rinj njëkohësisht.