Transfermarkt” ul vlerat e Mehmetit dhe Brojës, rritje për Dakun dhe Shpendin

Përditësimi i vlerave të tregut nga gjiganti botëror “Transfermarkt” ka sjellë shifra surprizuese për yjet e Shqipërisë. Ndërsa Anis Mehmeti dhe Armando Broja kanë shënuar ulje, dy sulmuesit e Kombëtares, Mirlind Daku dhe Cristian Shpendi, kanë fituar vlerë.

Të lidhura

None found

Kartoni i Dakut tashmë vlerësohet në 10 milionë euro, kurse ai i Shpendit në 5 milionë euro. Të dy kanë regjistruar rritje në vlerësimin e fundit.

Për Anis Mehmetin, mesfushorin e Ipswich Town, vlera ka zbritur nga 15 milionë euro në 13 milionë euro. Kjo përbën një rënie prej 2 milionë euro në krahasim me vlerësimin e mëparshëm.

Të njëjtën ulje ka pësuar edhe Armando Broja. Sulmuesi shkodran i Burnleyt, i cili më parë vlerësohej në 5 milionë euro, tani ka një vlerë tregu prej 3 milionë euro.

Pas Mehmetit, vendin e dytë në renditjen e futbollistëve sipas vlerës e mban Kristjan Asllani me 12 milionë euro. Treshen kryesuese e plotëson Ernest Muçi, kartoni i të cilit vlerësohet në 11 milionë euro.