Trajneri i Southampton me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Trajneri i Southamptonit Ralph Hasehuttl e ka lëvdëruar Armando Brojën për përkushtimin e tij duke bërë që ai të mendojë t’i jap më shumë minuta në fushë në një të ardhme të afërt.

Hasehuttl ka deklaruar se është shumë i lumtur me impaktin e lojtarin në skuadrën e tij ku ka treguar cilësitë ë shumta që i posedon.

“Unë mendoj se ai pati një ndikim të mirë gjatë lojës së fundit, duke luajtur kundër Newcastle United. Jam shumë i lumtur që ai na tregoi cilësitë e tij pasi erdhi këtu.”, tha fillimisht Hasehuttl.

“Atij iu desh pak më shumë se Tino Livramentos për të treguar se sa i mirë mund të jetë dhe ai është një djalë që duhet të motivohet fort gjatë gjithë kohës”.

Më tutje Hasehuttlka ka lënë të kuptohet Broja shumë shpejtë do të ketë më shumë minuta në fushë.

“Kur ai të zhvillohet vetë ai do të ketë të gjitha cilësitë që mund të na ndihmojnë, patjetër. Ai mund të shënojë dhe është i shpejtë. Ai duhet të punojë shumë për të marrë shansin për të luajtur dhe unë jam i sigurt se ai do ta marrë atë shans.”, tha ai.

Armando Broja është në pronësi të Chelseat dhe u huazua te Southamptoni gjatë merkatos së verës.


Shtuar 12.09.2021 09:11