E rëndë në Tiranë! Shkëputet gjatë punës ashensori, dy gra brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Astir, Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth mesnatës, në orën 00:05 në Astir, në një pallat është shkëputur ashensore dhe janë plagosur dy vajza. Njëra prej tyre është mjekuar dhe është larguar drejt shtëpisë ndërsa një vajzë tjetër gjendet në spital.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.09.2021 08:56