Deani Klafuriç e filloi aventurën e tij si trajner i Tiranës me një barazim pa shënime, në ndeshjen miqësore që skuadra bardheblu luajti kundër Corum FK në tokën turke.
Gjatë kësaj sfide, u hodhën në fushë pesë lojtarë të rinj që vijnë nga akademia e klubit. Bëhet fjalë për mesfushorët Mateo Maçin, Aimar Bamin dhe Olti Qerimaj, si dhe mbrojtësin qendror Leon Misja dhe sulmuesin e krahut të djathtë Serxho Prendi.
Të lidhura
None found
Sipas një komunikate të klubit në rrjetet sociale, ky konsiderohet një moment krenarie, i cili e shndërron Tiranën në një model frymëzues për Superioren. Kjo vjen në një kohë kur kampionati shqiptar po përgatitet të zbatojë një ndryshim thelbësor, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ku do të bëhet i detyrueshëm përfshirja e talenteve të rinj në formacionet e skuadrave.
