Tirana ndryshon përsëri trajner, shkarkohet Fagu

Që prej ditës së sotme Erbim Fagu nuk është më trajner i Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi”, thuhej në komunikatë.


Shtuar 24.05.2024 15:00