Tifozët anglezë të dëshpëruar nisin peticionin që të rizhvillohet finalja e “Euro 2020”

Tifozët anglezë të dëshpëruar kanë nisur peticion që të zhvillohet sërish finalja ndaj Italisë, ngase mendojnë se qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini duhej ndëshkuar me të kuq.

“Tre Luanët” u mposhten në penallti nga “Azzurët”, kësisoj humben finalen, transmeton lajmi.net.

Por, një numër i madh i tifozëve kanë nisur peticion që ndeshja duhej të zhvillohet shkaku i një gabimi të arbitrit.

Në kohën shtesë, Chiellini faulloi Sakan duke mos e lejuar të sulmojë dhe ndërpreu aksionin.

Chiellini u ndëshkua me të verdhë nga arbitri, por një numër i tifozëve që mbrojnë Sakan besojnë se ishte vendim i padrejtë.

Tashmë kanë nisur peticioni online me dëshirën e tifozëve që ndeshja të përsëritet.

“Bukayo Saka u lëndua gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë. U kap për fanellë nga Chiellini që mori karton të verdhë dhe ishte e qartë që duhej ndëshkuar me të kuq. Besoj fuqishëm që arbitri favorizon Italinë”, ishte shkruar në njërin nga peticionet.

Sidoqoftë, është injoruar nga shumica e tifozëve anglezë, ngase është nënshkruar nga vetëm 1 mijë e 500 persona.

Edhe ju mund ta nënshkruani këtë peticion duke klikuar: Këtu.

Shtuar 12.07.2021 18:20