Po rregullonte një prizë në banesë, humb jetën 35-vjeçari në Klos

Një 35-vjeçar me inicialet I.K., nga fshati Mishtër i Klosit ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 35-vjeçari ishte duke rregulluar një prizë elektrike në banesën e tij në momentin që ra në kontakt me rrymën.

35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit por nuk mundi dot të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Shtuar 12.07.2021 18:09