Kthesa e madhe! 19-vjeçarja shqiptare mund të jetë rrëmbyer e mbahet peng për prostitucion

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tronditës i 19-vjeçares shqiptare Artemis e zhdukur prej muajsh. Mediat greke shkruajnë se ka dyshime se e reja shqiptare mund të jetë rrëmbyer dhe po mbahet peng nga persona që kanë si qëllim prostitucionin online.

Ky dyshim erdhi pas gjetjes së 17-vjeçares Amanda, e cila u rrëmbye dhe u mbajt peng nga një efektiv polivie.

Rasti i 17-vjeçares nga Rumania, e cila ra në duart e personit të gabuar që e shfrytëzonte për prostitucion ka shtuar dyshime se tani të gjitha vajzat e tjera që janë shpallur të zhdukura.

I arrestuari e ekspozonte të miturën në një faqe interneti, e cila përdorej për “reklamimin” e vajzave që shfrytëzoheshin.

Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia tani po heton përsëri faqen për të parë nëse ka ndonjë gjurmë të shqiptares, e cila po dyshohet se ka rënë pre e të njëjtës skemë.

 

Shtuar 12.07.2021 18:42