Supersfida e javës në Champions Ligë, zbuloni ndeshjen që RTSH e sjell falas për tifozët

Rikthehen emocionet e Champions League me ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale që do të luhen sot dhe nesër në orën 21:00.

Supersfida e javës është padyshim ajo mes Manchester City dhe Real Madrid të cilët pas barazimit drithërues 3-3 në ‘Bernabeu’, e zhvendosin spektaklin në Angli për të mbyllur llogaritë e kualifikimit.

Pikërisht kjo ndeshje është përzgjedhur nga RTSH Sport për t’u transmetuar Live dhe Falas për teleshikuesit.

Një sfidë emocionuese për të dy tifozëritë, por jo vetëm pasi mbrëmja Champions bën për vete çdo tifoz futbolli.


Shtuar 16.04.2024 17:12