Java e katërt e Albi Mall Superligës së Kosovës nis sot, të premten, me vetëm një përballje në program.
Të lidhura
None found
Prishtina do të luajë si vendase ndaj Vushtrrisë, në një takim që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari natyral të Kampit Nacional në Hajvali.
Përballja në kryeqytet është caktuar të nisë në orën 16:00, ndërsa dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të shtunën dhe dy të dielën.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi paraqitet në këtë sfidë pas dy fitoreve, ndaj Ballkanit dhe Llapit. Ndeshja e javës së dytë kundër Dritës është shtyrë.
Vushtrria, në krahun tjetër, e udhëhequr nga Besnik Kollari, kërkon rezultat pozitiv pasi i ka humbur të tria ndeshjet e para të sezonit.
