West Ham deri më tani është surpriza më e bukur e këtë sezoni të Premier League.
“Hummers” kanë arritur të mposhtin ditën e sotme Liverpoolin me rezultatin 3-2 në kuadër të javës së 11 dhe t’i marrin vendin e tretë në renditje.
Vendasit kaluan shpejt në avantazh falë një gabimi të Alisson që dërgoi topin në portën e tij në minutën e 4.
“The Reds” do të barazonin në minutën e 41 me Arnold dhe pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë West Ham i jep një goditje të fortë kundërshtarit pasi shënon të gola brenda 7 minutave, përkasisht me Fornals në të 67’ dhe Zouma në të 74’.
Liverpool do kthehej i gjithi në sulm për të tentuar të paktën barazimin, por arrin të shënojë vetëm një gol me Origin në minutën e 83’ i cili nuk mjafton./albeu.com