Pak ditë më parë, disa foto dolën nëpër rrjetet sociale ku dukej ish-lojtari i Liverpool, Andi Caroll me dy vajza në krevat. Caroll dukej që ishte në gjumë të thellë, por problemi ishte se ajo foto u shkrep vetëm 2 javë para martesës së tij.
Lajmi dhe pamjet krijuan shumë polemika dhe njëra nga vajzat e shtrati kishte reaguar më parë duke thënë se ishte thjesht një foto për shaka dhe asgjë më shumë. Ajo theksoi së fundmi se Caroll “nuk shënoi gol”, duke lënë të nënkuptohej se ata nuk kishin kryer marrëdhënie.
Taylor Jane Wilkey, 27 vjeç, tha se ish-ylli i Liveprool, kishte qenë i dehur pasi kishte pirë me orë të tëra përpara se ajo dhe një mikesha e saj t’i bashkoheshin atij në suitën e hotelit në Dubai.
Ajo tha: “Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë, por nuk bëra asgjë të keqe.”
“Shumë e turpëruar” tha Taylor për ‘The Sun’ se ajo ndihet e turpëruar që humbi mendjen dhe u shtri në krevatin e tij pasi ishin të dehur duke pirë për 17 orë rrjesht.
Incidenti në shtrat ka zemëruar gruan e tij të ardhshme Billi Mucklow.
Por Taylor, këmbëngul se sulmuesi, nuk shënoi atë natë.
Në një thirrje të drejtpërdrejtë për të fejuarën e tij, ajo shtoi: “Më fal, Billi, e di si duket, por nuk bëmë seks. Ajo duhet të dijë se nuk ka ndodhur asgjë seksuale mes meje dhe Andit, të betohem. Ai ishte një zotëri, thjesht kishte aq shumë për të pirë dhe i ra të fikët në shtrat.
Ai nuk provoi asgjë, dhe edhe nëse do të kishte dashur, ai ishte shumë i dehur.”
Ajo shtoi: “Unë kurrë nuk duhet ta kisha futur veten në atë situatë, por asgjë e pakëndshme nuk ndodhi. Ndihem keq për të bërë foto, e gjitha ishte menduar të ishte një shaka sepse Andy ishte aq i dehur, sa ne po qeshnim.”
‘The Sun’ zbuloi se si menaxherja e barit Taylor dhe instruktorja e fitnesit Phoebe Robb, përfunduan në dhomën e hotelit luksoz të Carroll pas një dite pije alkoolike.
Çifti do të martohen këtë të dielë, por ishte e paqartë nëse dasma do të vazhdojë.
Carroll kaloi fundin e sezonit të kaluar me skuadrën e Championship West Bromwich Albion, duke shënuar tre gola në 14 ndeshje. Por klubi së fundmi njoftoi se nuk do t’i ofronte atij një kontratë të re./ h.ll/albeu.com