Këtë të mërkurë, një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë.
Flakët kanë shpërthyer rreth orës 09:00 dhe po avancojnë me shpejtësi të madhe, të ndihmuara nga erërat e fuqishme që fryjnë në zonë.
Të lidhura
None found
Sipërfaqe të gjera të mbuluara me bimësi po përfshihen nga zjarri. Ekipet e punës dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në terren, për të ndërhyrë dhe për të kufizuar përhapjen e vatrës.
