Stadiumet e Euro 2020: Njihuni me super impiantin e “Puskas Arena” të Budapestit (VIDEO)

Lokacioni: Dozsa Gyorgy ut 1, Zuglo, Budapest, Hungari

Kapaciteti: 67.215

Pjesëmarrja rekorde: 65.114 (Hungari vs. Uruguai, 15 nëntor 2019)

Puskas Arena është një stadium futbolli që ndodhet në qarkun Zuglo në Budapest të Hungarisë. Ndërtimi i këtij stadiumi ka nisur në vitin 2017 dhe ka përfunduar para se të mbaronte viti 2019.

Me një kapacitet prej 67.215 vendesh, arena i plotëson të gjitha kërkesat nga UEFA dhe FIFA dhe vlerësohet me katër yje.

Është ndërtuar në vendin ku më parë ka qenë Ferenc Puskas Stadium, demolomi i të cilit ishte kompletuar në tetor të vitit 2016 dhe në vitin pasues ka nisur ndërtimi i stadiumit të ri. Të dy stadiumet, edhe i mëparshmi edhe i riu, janë quajtur sipas legjendës hungareze, Ferenc Puskas.

Në sezonin 2020/2021 ka qenë arena e disa ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që nuk mund të zhvilloheshin në terrenet përkatëse për shkak të masave anti-COVID-19.

Në kuadër të “Euro 2020” do të zhvillohen tri ndeshje grupore dhe një sfidë e të tetës së finales.

Ndeshjet që do të zhvillohet në Puskas Arena:

E martë 15 v 2021 – Grupi F: Hungaria vs Portugalia (18:00, me kohën lokale)
E shtunë 19 June 2021 – Grupi F: Hungaria vs Franca (15:00, me kohën lokale)
E mërkurë 23 qershor 2021 – Grupi F: Portugalia vs Franca (21:00, me kohën lokale)
E diel 27 qershor 2021 – R16: 1C vs 3D/E/F (18:00, me kohën lokale)

Shtuar 7.06.2021 10:06