Spanja, Gjermania dhe Polonia me fitore të thella (VIDEO)

Spanja është kthyer te fitorja në shtëpi, duke e mposhtur Gjeorgjinë 4-0.

Në minutën e 14-të, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar me Jose Gaya, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 25′  me Carlos Soler.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Ferran Torres, dhe  Pablo Sarabia.

Spanja është e para në Grupin B me 10 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa  Suedia është e dyta me 9 pikë nga 3 ndeshje.

Gjermania ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Armenisë 6-0. P

Pjesa e parë u takoi plotësisht vendasve që shënuan katër gola.

Serge Gnabry gjeti golin në minutën e gjashtë për 1:0. Gnabry shënoi sërish në minutën e 15-të për 2:0, pas asistimit të Marco Reus.

Në minutën e 33-të Reus gjeti rrugën drejt golit për të shënuar për rezultatin 3:0.

Deri në fund të pjesës së parë shënoi edhe Timo Werner për 4:0.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me nikoqirët që arritën të shënonin edhe dy gola tjerë.

Jonas Hofmann dhe Karim Adeyemi shënuan për rezultatin 6:0.

Gjermania udhëheq në grupin J me 12 pikë.

 

Polonia ka vazhduar me fitore në ndeshjet kualifikuese.

Polakët kanë mposhtur në udhëtim San Marinon me rezultat të thellë, 1-7

Serinë e golave e hapi Robert Lewandowski në minutën e pestë.

11 minuta më vonë Karol Swiderski dyfishoi epërsinë.

Sulmuesi i Bayern Munchiut, Lewandowski shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje.

Në fund të pjesës së parë Karol Linetty shënoi për 4:0.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë nga polakët.

Fillimisht vendasit shënuan me Nicola Nanni për rezultati 4:1.

Ndërsa Polonia shënoi tre gola përmes Adam Buksa për 7:1. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2021 23:07