SONDAZHI/ Tifozët e Juventusit zgjedhin trajnerin e ri

Për sezonin e tretë radhazi Juventusi nuk ka arritur të kalojë 1/8-at e Champions League.

Një goditje me të vërtetë e rëndë për klubin bardhezi, që tani duhet të përqendrohet te kampionati dhe Kupa e Italisë.

Në bankën e të akuzuarve ka përfunduar edhe Massimiliano Allegri.

Trajneri toskan është kritikuar shumë veçanërisht nga tifozët bardhezinj, që kanë kthyer gishtin kundër tij për eliminimin.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë mesazhi #AllegriOut dhe Calciomercato.it ka vendosur të bëjë një sondazh dhe të pyesë tifozët se cilin trajner duan në vendin e Allegri-t.

46.8% kanë votuar për Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid është i lirë për momentin dhe konsiderohet njeriu i duhur nga populli bardhezi për të kthyer në rrugën e fitoreve klubin piemontez. Një klub që vetë Zidane e njeh shumë mirë.

Pas francezit vjen Antonio Conte me 27,3% të votave. Një rikthim që do të ishte i bujshëm, duke marrë parasysh eksperiencën e Conte-s tek Inter-i. 20,8% e votuesve ka zgjedhur Thomas Tuchel.


Shtuar 17.03.2022 20:17