Zjarri “përpin” qendrën tregtare në New York (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë sot në një qendër tregtare në lagjen Flushing të New Yorkut.

Flakët e shumta kanë shkaktuar alarm në shërbimin zjarrfikës të qytetit të madh amerikan.

Zjarri shpërtheu në rrethana të paqarta brenda qendrës tregtare rreth orës 06:00 të mëngjesit (me orën lokale) dhe u përhap me shpejtësi.

Një pjesë e çatisë u shemb, sipas raporteve të mediave amerikane. Richard Blatus, shefi i operacioneve për Departamentin e Zjarrfikësve të Nju Jorkut, tha se nuk u raportuan të lënduar apo të zhdukur./albeu.com/

Shtuar 17.03.2022 20:20