Situata te Spanja, reagon Ministria e Shëndetësisë: Futbollistët e Kombëtares do të vaksinohen para “Euro 2020”

Ministrja e Shëndetësisë së Spanjës, Carolina Darias, ka njoftuar se futbollsitët e Kombëtares do të vaksinohen.

 

Darias ka njoftuar se të gjithë futbollistët e Kombëtares së Spanjës do të vaksinohen para se të nis Kampionati Evropian, “Euro 2020”.

Kjo vjen pas dy rasteve pozitive, ku pozitivë me virus ishin Sergio Busquets dhe Diego Llorente.

Lajm i mirë për Spanjën është që në testimin e fundit nga UEFA, të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë, gjë që do të ndihmojë në vaksinimin e tyre.

Lojtarët tani pritet të përfundojnë vaksinimin para 14 qershorit, ditës së hënë kur Spanja do të ndeshet me Suedinë.

Shtuar 10.06.2021 08:06