“Shtëpia është aty ku është zemra”, Xhaka zyrtarisht “+3” tek Arsenali

Roma e tentoi, por jo me ofertën e duhur. Granit Xhaka është nga ata lojtarë që çdo trajner e do. Mesfushori, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Zvicra, shpesh bën punët e pista, por është edhe lider.

Arsenali e pa në Euro 2020 më së miri këtë pjesë dhe nuk kishte dyshime që duhet t’i ofronte një kontratë të re. Ashtu bëri dhe palët e nënshkruan atë.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024, ndërkohë që Xhaka poston në rrjetet sociale: “Shtëpia është aty ku është zemra. Shumë krenar që zgjas qëndrimin tim tek Arsenali”.


Shtuar 24.08.2021 10:52