Kukësi është duke u përpjekur të sjellë një super lojtari në futbollin shqiptar.
Panorama Sport bën me dije se veriorët kanë arritur një akord me sulmuesin Nicolas Castillo, i cili me parë ka luajtur në Serie A dhe Bundesligë.
Castillo gjithashtu ka luajtur plot 24 ndeshje me kombëtaren e Kilit, ku ka shënuar 4 gola.
Kukësi është pranë një lojtari i cili rrallë shkel në kampionatin tonë, duke qenë nga futbollistët me CV me të pasur.
29-vjeçari kilian është një sulmues tipik që e njeh mirë zonën dhe që skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega padyshim që do t’i bënte shumë punë.
Vlera e tij aktuale në treg është 1 milion euro, ndërsa vetëm pak vite më parë ai kushtonte plot 6 milion./albeu.com