Përkujtohet heroi Afrim Bunjaku në tre vjetorin e rënies, ambasadorët vendosin homazhe te varri i tij

Në shënim të tre vjetorit të rënies së rreshterit Afrim Bunjaku, shefi i sapoemëruar i EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, dhe disa ambasadorë të huaj kanë kryer homazhe pranë varrit të tij.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij akti solemn, ata nderuan kujtimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë një sulmi të armatosur.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë, Rainer Rudolph, i cili bëri homazhe në nderim të heroit që dha jetën në krye të detyrës tri vite më parë në sulmin terrorist të Banjskës.

Rreshteri Bunjaku u vra në shkëmbimin e zjarrit me një grup të armatosur që kishte depërtuar në veriun e Kosovës. Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, kur ky grup sulmoi një patrullë policore, duke i marrë jetën Bunjakut dhe duke plagosur efektivë të tjerë.

Pas këtij akti, njësitë speciale të Policisë së Kosovës ndërmorën një aksion në rrethinat e Manastirit të Banjskës, ku pati përballje të ashpra me armë dhe mbetën të vrarë disa anëtarë të grupit sulmues.

Sulmi në Banjskë vijon të konsiderohet një prej incidenteve më të rënda të sigurisë në Kosovë për vitet e fundit, ndërkohë që institucionet kosovare kanë insistuar në ndjekjen penale të organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

Aktivitetet përkujtimore përfshijnë edhe vendosjen e gurthemelit të një përmendoreje dedikuar heroit të Policisë së Kosovës, në vendin ku rreshteri Bunjaku ra në krye të detyrës para tre vitesh.


Shtuar 24.09.2026 16:21

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibom