Kombëtarja e Kosovës ka realizuar paraditen e së enjtes seancën e fundit përgatitore për ndeshjen e radhës në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku do të ndeshet me përfaqësuesen e Irlandës.
Të lidhura
None found
“Dardanët” i dhanë fund ciklit përgatitor me një stërvitje të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vënë kështu pikën e fundit para takimit të sotëm.
Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur se kjo seancë nuk u fokusua në ngarkesën fizike, por iu dedikua tërësisht aspekteve taktike të lojës.
Trajneri Franco Foda shfrytëzoi momentet e fundit në fushë për t’u dhënë lojtarëve direktivat përfundimtare, duke saktësuar lëvizjet që skuadra synon të aplikojë përballë irlandezëve.
Me përfundimin e këtij sezoni stërvitor, fokusi i ekipit është zhvendosur plotësisht te përballja që i pret në darkë.
Dueli mes Kosovës dhe Irlandës, i vlefshëm për Grupin B3 të Ligës së Kombeve, do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.
