Shkak afrimi i Ronaldos? Cavani i afrohet Barcelonës

Edinson Cavani raportohet se i është ofruar klubit të Barcelonës si opsion për repartin e sulmit, pasi trajneri i këtyre të fundit, Ronald Koeman po “peshkon” për një sulmues qendre.

Lajmin e bën të ditur prestigjozja “Mundo Deportivo.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë në Manchester mbërriti Cristiano Ronaldo, dhe debati për numrin “7” që momentalisht e mban Cavani nuk vonoi. A është pikërisht CR7 shkaku i lindjes së dëshirës së uruguajanit për t’u larguar nga “Old Traford”? Ende nuk ka një raportim të tillë.

Drejtuesit e gjiganti spanjoll janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimi të sulmuesit, megjithatë problem mbetet paga e lartë e futbollistit.

Skuadra nga Katalonja ka transferuar Memphis Depayn dhe Sergio Agueron si sulmues këtë edicon, megjithatë ky i fundit menjëherë është lënduar dhe do të mungojë për disa javë.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrij të nënshkruajë me ndonjë sulmues para se merkato  të mbyllet sonte. /albeu.com/


Shtuar 31.08.2021 11:21