Shevchenko para ndeshjes me Milanin: Jam tifoz i tyre por jo nesër

Andry Shevchenko nesër do të sfidojë Milanin për javën e 15 të Serie A.

Shechenko ka deklaruar para ndeshjes se do të punojë që Genoa t’ia bëjë sa më të vështirë punën Milanit në këtë sfidë.

“Unë sigurisht që do të jem i emocionuar, por tani po përpiqem të bllokoj emocionet e mia,” tha Shevchenko në një konferencë për shtyp. “Unë jam profesionist dhe u kam premtuar tifozëve të Genoas se do të bëj më të mirën për ta”.

“Për momentin, do të bëj gjithçka që mundem për ta vënë Milanin në vështirësi”, shtoi ai.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm nesër” shtoi ai. “Do të bëj tifo për Milanin, si gjithmonë, por jo në ndeshjen kundër Genoas”, theksoi në fund Shevchenko. /albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 16:42