Mohamed Salah nuk ka ndërmend të negociojë me bordi drejtues të Liverpoolit, pasi kërkesat i tij i ka bërë të qarta. Ai dëshiron të vazhdojë, por nëse klubi në “Anfield” nuk i pranon prentendimet e tij, ai do të keërojë një destinacion të ri që plotëson kushtet që ai kërkon.
Egjiptiani nuk dëshiron justifikime nga kluvi dhe e di që “The Reds” janë në gjendje për të plotësuar kërkesat e tij duke parë performancën e tij aktuale.
“Dua të qëndroj, por nuk është në duart e mia. Është në tuajën. Ata e dinë se çfarë dua dhe nuk po kërkoj asgjë të çmendur. Çështja është kur kërkon diçka dhe ata të tregojnë se mund ta japin sepse e vlerësojnë atë që ke bërë për klubin. Unë jam këtu për pesë vjet tani. E njoh shumë mirë klubin. Unë i dua tifozët dhe ata më duan mua. Por me administratën ata e dinë situatën dhe është në dorën e tyre,” u shpreh Salah para pak ditësh.
Sipas TodoFichajes, Salah i ka dhënë koh klubit deri ne mars për të vulosur kontratën e re, në të kundërt do të nisë bisedimet me skuadrat që janë të interesuara për të.
Dihet tashmë që sulmuesi kërkon të jetë futbollisti më i paguar në Premier League, duke kërkuar plot 30 milion euro në sezon. Për momentin lojtari më i paguar është Lukaku me 27 milion euro. r.t/albeu.com