Rama i kthen lulet mbrapsht punonjëses: Më ra goja duke ju thënë

As në vizitën e sotme në fasonerinë e Shkodrës, nuk mungo një tufë me lule për kryeministrin Edi Rama. Kjo surprizë u prit me batuta nga ana e Ramës, i cili  ia ktheu mbrapsht duke i thënë se “nuk i jepen lule burrave”.

“Më ra goja duke thënë nuk i jepen lule burrave. Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat”, tha Rama.

Më pas, ia ka dhuruar lulet një prej punonjëseve që iu gjend afër, e cila kërkoi të bëjë dhe një foto me kryeministrin.

Shtuar 31.03.2021 03:03