Poul Pgba aktualisht është duke kaluar një sprovë sportive dhe personale. Mesfushori i Juventusit mund të jetë viktimë e rrëmbimit dhe zhvatjes nga një bandë kriminale në të cilën vëllai i tij i madh, Mathias Pogba, dtshohet se ishte pjesë.
Gazeta Le Monde ka publikuar këtë të hënë një fragment nga dëshmia e Paul Pogba në lidhje me sulmin që i ndodhi natën e 19 marsit 2022.
I përqendruar te skuadra franceze, mesfushori është zënë në pritë nga disa rrëmbyes, të cilët të armatosur me automatikë i kanë kërkuar një shumë prej 13 milionë eurosh. Sipas raportimeve në Francë, disa anëtarë të bandës së kriminelëve do të ishin miq të fëmijërisë së ish-lojtarit të Manchester United.
“Isha i trembur. Dy djemtë që më hodhën nxorrën armët dhe mi drejtuan. Si pasojë, duke u mbajtur në këtë mënyrë, u thashë se do të paguaja”, ka qenë dëshmia e Pogba-s siç zbulon gazeta Le Monde.
Pogba u detyrua të paguante 13 milionë euro, 3 prej tyre cash./albeu.com